Zyrtarët në Indi thonë se një pëllumb i dyshuar se ishte i trajnuar për të 'spiunuar' nga Pakistani është kapur, duke pretenduar se zogu po mbante një mesazh të koduar.
Pëllumbi u kap nga fshatarët në Manyari, i cili ndodhet në kufirin duke ndarë pjesët e kontrolluara nga India dhe Pakistani në Kashmir.
Zyrtarët thanë se agjensitë e sigurisë aktualisht po përpiqen të deshifrojnë mesazhin, i cili ishte ngjitur në njërën nga këmbët e pëllumbit.
Fshatarët arritën të kapnin zogun, dhe e dorëzuan atë në Forcën e Sigurisë Kufitare.
Policia tha se deri më tani, nuk kanë gjetur asgjë të pazakontë tek pëllumbi i dyshuar si spiun, por tha se specialistët po e shqyrtojnë çështjen.
Burimi:Ladbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania