Një i ri është ndaluar nga policia në Rusi pasi është parë të shtynte një karrocë dore në periferi të St Petersburg, brenda të cilës mbante trupin e të dashurës së tij të vrarë.
Philip Grigoryev, 26 vjeç, dyshohet se mbyti partneren e tij, Arina, 24 vjeç, me spango gjatë natës.
Mendohet se pasi e rrahu dhe vrau atë, ai mori një karrocë dore dhe ngarkoi trupin e saj në të duke e mbuluar me dërrasa.
Për një orë ai shëtiti rreth periferisë para se të hynte në një bllok apartamentesh në Rrugën Gollanskaya, dhe përdori një ashensor për të arritur në katin e 12-të, ku hodhi kufomën.
Grigoryev ishte një mjeshtër skenik që punonte për koncerte në stadiume të grupeve muzikore ruse dhe gjithashtu perëndimore, përfshirë Rammstein në Shën Petersburg.
Pasi humbi punën e tij në janar kur koncertet u ndaluan për shkak të koronavirus, ai punoi si shofer taksie.
Burimi:Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania