Shkatërrohet edhe Vjosa, babëzia e pushteti s’la asgjë të bukur në këtë vend!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 26.05.2020, 15:40

Autor: Artan Rama

Errësira “e transparencës” së Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Projekti për ndërtimin e digës së Kaliaçit në Vjosë, lumit më të rëndësishëm të Shqipërisë Jugore, i paprekur ende prej hidrocentraleve, është vetëm një hap larg marrjes së Deklaratës Mjedisore. Të dhënat e grumbulluara tregojnë se kompania koncesionare “Ayen Alb” ka aplikuar online në 2 prill 2020, përmes sistemit të vlerësimit mjedisor në Platformën e-Albania, duke i kërkuar Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), të shqyrtojë dokumentacionin teknik mjedisor i cili ka mbërritur në fazën e tij përfundimtare. Por ndonëse një projekt me ndjeshmëri të lartë publike, autoritetet kanë zgjedhur mospublikimin e dokumentacionit, çka i privon qytetarët dhe grupet e interesit nga reagimet.

Procesi i vlerësimit mjedisor nisi në hyrje 2019-s, dhe u pasua nga një numër dëgjesash publike të cilat kulmuan me dëgjesën e fundit, në Pallatin e Kulturës së qytetit të Memaliajt, këtë janar. Tani, kompania është në pritje të marrjes së Deklaratës Mjedisore, e cila është leja e fundit përpara se projekti të paraqitet në Këshillin Kombëtar të Territorit (KKT). Më tej, rruga për zbatimin e tij në terren është e hapur.

Por legjislacioni mjedisor kërkon që, edhe gjatë kësaj faze, publiku të njihet me këtë informacion. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 247, dt. 30. 4. 2014, në Kreun II, pika 4.2 mbi përgjegjësitë e AKM-së thotë fjalë për fjalë kështu ”(AKM-ja)… merr mendimin e publikut në fazën e shqyrtimit të projektit për Deklaratën Mjedisore”. Kompania aplikoi në 2 prill, por deri më sot AKM-ja nuk ka publikuar ndonjë dokument.

Kështu, dokumentacioni për vlerësimin mjedisor i projektit më të vjetër hidroenergjitik, i ndërtimit të digës së Kalivaçit në Vjosë, i projektit më të diskutuar në tridhjetë vitet e fundit, me përhapje, jo vetëm brenda, por dhe jashtë territorit të vendit, ku me një peticion ndërkombëtar, disa qindra shkencëtarë janë shprehur publikisht kundër, nuk bëhet publik prej AKM-së në fazën finale, pikërisht atëherë kur kompania ka depozituar kërkesën e saj të fundit: Deklaratën Mjedisore.

Në një vështrim të kufizuar vetëm në dy muajt e shkuar, në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM), shihet se projektet zhvillimore të publikuara online përbëjnë vetëm 10% të totalit të aplikimeve. Gjithçka tjetër, që përfshin një numër shumë herë më të madh, nuk është e publikuar. Gjatë periudhës dymujore (mars-prill) të kufizimeve më të mëdha, për shkak të pandemisë së Koronavirusit, administrata mjedisore ka shqyrtuar 119 aplikime projektesh të kompanive private dhe publike, aprovimi i të cilave ndikon në gjendjen e mjedisit. Por prej tyre, AKM-ja ka publikuar vetëm një projekt për çdo dhjetë aplikime.

Foto nga ndërtimi i hidrocentralit të Kalivacit

Përmes Vendimit (VKM) Nr. 247, dt. 30. 4. 2014, Këshilli i Ministrave cakton AKM-në që të publikojë për 20 (njëzet) ditë rresht, në faqen e saj të Internetit, informacionin e plotë për secilin prej projekteve të prezantuara nga bizneset. Është ky mekanizëm ligjor që mbështet mundësinë e publikut për të reaguar qysh në fazat e para të vendimmarrjen mjedisore.

Duke vështruar në brendësi të listës së papublikuar, numrin më të madh të aplikimeve, rreth një të katërtën e tyre, e zënë guroret dhe hidrocentralet. Tre projekte ndërtimi hidrocentralesh referohen në territore me habitate të regjistruara si zona të mbrojtura. Fjala është për një hidrocentral në Lumin e Gashit (Tropojë), HEC Marinaj në Kuturman të Librazhdit dhe HEC Bushtrica në Përrenjas. Ndonëse autoritetet kanë detyrimin për të publikuar plotësisht materialet shoqëruese, faqja e Konsultimeve Publike e AKM-së nuk përmban asnjë njoftim për këto projekte.

E drejta e publikut për t’u informuar mbi gjendjen e mjedisit është një e drejtë e cila sanksionohet në Kushtetutën e Shqipërisë, në nenin 56: “Kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij”. Mospublikimi informacioneve mbi projektet zhvillimore që ndikojnë në gjendjen e mjedisit prej AKM-së, favorizon bizneset të cilat shpërfillin plotësimin e detyrimeve që kanë për përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Qendra ResPublica, një organizatë që mbron të drejtën për informim të qytetarëve analizon prej vitesh problematikën e mospublikimit të informacionit mjedisor prej zyrtarëve të AKM-së. Qysh prej 2018-s kjo organizatë, duke hulumtuar nëpër faqet online të AKM-së, arriti në përfundimin se …ky institucion nuk informon publikun, siç kërkohet nga VKM nr. 247, dt 20.05.2014 “Për përcaktimin e rregullave… për informimin dhe përfshirjen e publikut në vendimmarrjen mjedisore”. Organizata ia parashtroi faktet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që ka në varësi AKM-në. Por ministria nuk bëri asnjë hetim lidhur me gjetjet. Raportet e mëpasshme (2019 dhe 2020) “Për të Drejtën për Informim” nga ResPublica reflektojnë të njëjtën mungesë transparence dhe llogaridhënie.

Në përfundim, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, administratori i vetëm i informacionit mjedisor, përmes mospublikimit online të informacionit, duke ia fshehur atë publikut, në kushtet e izolimit të shtrënguar prej pandemisë së Covid -19, ndihmon shtimin e mjegullnajës, por edhe të konflikteve mes grupeve të interesit, mbi ndikimet e mundshme negative të këtyre projekteve zhvillimore në atë që është dhe objekti i saj i punës: mjedisi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit