“Veliera” e Durrësit nuk ngopet me lekë, firma EVEREST “gllabëron” 850 milionë të tjera

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.05.2020, 20:22

E mbani mend Gjushin mo? E mo, ai tipi që ia hodhi paq pas tërmetit në Durrës? Si e kishte dreqi? Ah po, Vangjush Dako. Ky tipi ka qenë kryetar i bashkisë i qytetit në fjalë.

Po ua kujtojmë këtë, thjesht duke patur në mëndje shprehjen “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”. E në fakt aq duket se zgjati dhe çudia e rrëzimit të pallateve në Durrës për shkak të ndërtimeve të dobëta e lejeve pa kriter që kishte lëshuar Gjushi. Edhe sot e kësaj dite, zotëria vazhdon të jetojë i qetë pa i hyrë gjemb në këmbë. Nejse.

Siç të gjithë durrsakët e dinë, nofka e tij është Gjush betoni. Kjo sepse kompania e betonit të tij ka betonizuar të gjithë Durrësin dhe jo vetëm. Ndër të tjera Gjush betoni u përfol shumë edhe për projektin e Velierës, ose e betonizimit të një ndër pjesëve më të vyera nga pikëpamja arkeologjike të një ndër qyteteve më të vjetër në Europë.

Projekti me një vlerë rreth 6 milionë USD pati kundërshti të forta nga aktivistët pasi do të betonizonte një zonë e cilësuar si thesar i vërtetë arkeologjik dhe e klasifikuar si zonë arkeologjike “A”. Në fakt firma e cila mori të drejtën për të ndërtuar projektin e Velierës është “EVEREST” me administrator Sokol Çupi.

Rezulton se kjo kompani ka përfituar përsëri nga bashkia Durrës plot 850 milionë lekë të vjetra shtesë për tenderin me objekt ““Shtesë kontrate “Rivitalizimi i sheshit publik para hyrjes së portit L.I””. Procedura prokurimit është me negocim dhe pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës. Vlen të përmendet se gjithashtu kjo kompani ka ofruar vlerë të barabartë më fondin limit, pëkatësisht 84’981’120 lekë të reja.

Përveç kësaj, nëse hulumton të dhënat publike, shikon se vetëm në 5 vitet e fundit kjo kompani ka marrë mbi 14 milionë euro tendera nga institucionet publike. Jo keq apo jo? Epo, s’na mbetet tjetër veçse t’i urojmë që “t’i hajë gëzuar” edhe këto 850 milionë të tjera shtesë!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit