JOQ Albania
Home

8 raste të reja, shkon në 989 numri i të prekurve nga koronavirusi në Shqipëri
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 11:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e të dhënave për numrin e të infektuarve me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Mësohet se janë 8 raste të reja çfarë ka bërë që të shkojë në 989 numri i të prekurve në të gjithë vendin.

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik:

Aktualisht në shërbimin infektiv janë 16 pacientë të shtruar dhe vetëm 5 prej tyre në terapi intensive. Fatmirësisht gjatë 3 javëve të fundit nuk kemi asnjë humbje jetë nga Covid19 dhe ky është një indikator që tregon qëndrueshmërinë e këtij shpërthimi epidemik.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 200 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 8 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 5 raste në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 6 qytetarë. Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 14 mijë testime molekulare dhe serologjike.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë 989 qytetarë me COVID-19. Prej tyre, rreth 79% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127. Për informacion në lidhje me COVID19 dhe këshillim psikologjik, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

COVID-19 – Statistika (23 Maj 2020)

Testime totale – 14459

Testime molekulare – 13133

Testime serologjike – 1326

Raste pozitive – 989

Raste të shëruara – 783

Raste Aktive – 175

Humbje jete – 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 62

Durrës 50

Krujë 27

Shkodër 10

Berat 10

Kamëz 9

Fier 4

Elbasan 1

Mirditë 1

Korçë 1