JOQ Albania
Home

Telat e zhveshur vranë 4-vjeçarin në park, ndalohet drejtori i bashkisë së Beratit dhe përgjegjësi për ndriçimin
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 9:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje u raportua se në Berat një fëmijë vetëm 4-vjeç, humbi jetën teksa ishte duke luajtur në lulishten pranë pedonales së qytetit.

Shkak u bë rryma elektrike në telat e zhveshura të dritave të vendosura nga Bashkia tek të cilat ishin thyer xhamat dhe nuk ishte marrë asnjë masë për riparimin e tyre ndërsa kujtojmë se në park shkojnë shpesh fëmijë për të luajtur.

Pas ngjarjes së rëndë janë bërë edhe ndalimet e para. Policia njofton se janë ndaluar Drejtori i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe përgjegjësi i ndriçimit në zonat urbane, si dhe po procedohen në gjendje të lirë 4 elektricistët e bashkisë.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Berat, në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur në lulishten në pedonalen e qytetit Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë bënë ndalimin e shtetasve: P. I., 32 vjeç, me detyrë Drejtor i shërbimeve në Bashkinë e Beratit dhe Ll. H., 61 vjeç me detyrë përgjegjës i ndriçimit në zonat urbane, të dy banues në Berat. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi, shtetasi i mitur me iniciale A. B., 4 vjeç, duke luajtur në lulishten në pedonalen e qytetit të Beratit, ka gjetur vdekjen si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Po në vijim të veprimeve u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit F. T., H. I., E. B. dhe M. K., të katërt me detyrë elektricist pranë Bashkisë Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shpërdorim detyre”.