JOQ Albania
Home

Dalin pamjet/ Momenti kur avioni me mbi 100 pasagjerë rrëzohet mbi lagjen e banuar
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 23/05/2020 7:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dje një aeroplan i Pakistan International Airlines u rrëzua në Karaçi në një fluturimin e nisur nga Lahore.

Avioni PK8303, i cili po transportonte rreth 100 pasagjerë dhe tetë persona ekuipazh, po udhëtonte nga Lahore për në Aeroportin Ndërkombëtar Jinnah, një nga aeroportet më të ngarkuara të Pakistanit.

Ndërsa sot është bërë publike biseda e fundit e kullës së kontrollit dhe pilotit të avionit që u rrëzua dje në Pakistan.

Në bisedë është dëgjuar piloti teksa i shpreh kullës së kontrollit shqetësimin për daljen jashtë funksionit të dy motorëve.

Avioni u rrëzua në një lagje të banuar dhe janë bërë publike edhe pamjet nga momenti i rrëzimit.

Mediat e huaja bëjne me dijse se deri tani janë nxjerrë 41 trupa pajetë nga rrënojat por numri pritet të rritet.

Pilotët tentuan të bëjnë ulje pasi morën leje të uleshin në njërën nga dy pistat e aeroportit por fatkeqësisht mosfunksionimi i motorrëve u bë shkak për tragjedinë.

Dëshmitarët treguan se para rrëzimit avioni ishte përplasur me një antenë të tëlëfonisë celulare në vend.