JOQ Albania
Home

“Vizitova ferrin dhe takova Djallin”, muzikanti i njohur rrëfen se ç’përjetoi në koma teksa luftonte ndaj Covid-19
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/05/2020 1:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Will Caroll, bateristi i bandës së njohur të metal-rock, Death Angel, ka rrëfyer se çfarë përjetoi teksa ndodhej në gjendje kome, duke luftuar me koronavirusin.

47-vjeçari, i cili u testua pozitivisht ndaj Covid-19 në mes të marsit, deklaroi se "shkoi në ferr" dhe "u takua me Djallin".

Më 18 mars, ai u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Kaliforni, dhe kaloi në gjendje kome të induktuar, pasi mjekët zbuluan lëng në mushkëritë e tij.

Caroll kaloi 12 ditë në gjendje kome, kohë gjatë së cilës ai thotë se "e pa veten të linte trupin e tij dhe të binte në ferr, ku Satani (Djalli) e ndëshkoi atë për mëkatet e bëra".

Ai tha se e mori një "djall femër" dhe e torturoi derisa ai filloi "të villte gjak e pësoi një sulm në zemër".

Përvoja e pazakontë ka bërë që muzikanti të rivlerësojë jetën e tij. Ai ka thënë se tashmë ka nisur të besojë në një "fuqi më të lartë" dhe se ka hequr dorë nga pirja e alkoolit dhe konsumimi i drogërave.

Ai deklaroi:

Unë nuk mendoj se Satani është aq i lezetshëm sa thuhet.

Mjekët që e trajtuan bateristin thanë se ata e "paralizuan kimikisht" 47-vjeçarin, në mënyrë që trupi i tij të merrej duke qenë në një ventilator.

Mjekët e trajtuan atë me medikamentet hidroksiloklorinë dhe remdesivir, si dhe i shtypën stomakun e tij për 18 orë në ditë në mënyrë që të përmirësohej furnizimi me oksigjen në të gjithë trupin e tij.

Ai arriti të dilte nga gjendja kome dhe nga ventilatori më 30 mars.

Teksa përshkruan momentin e zgjimit nga koma, ai thotë:

U zgjova në shtratin e spitalit me tuba që hynin e dilnin nga unë. Aty ishte një infermiere dhe fjalët e mia të para ishin: "A jam akoma në ferr". Ajo më injoroi.

Në këto gjashtë javë, jeta e Caroll ka ndryshuar plotësisht. Ai është zotuar se nuk do të pijë më marijuanë dhe as pije të forta alkoolike.

Ai thotë se tani beson në "një Zot", pas përvojës që kaloi, ndërsa shton se "lutjet nga familja dhe miqtë e tij e ndihmuan ta fitonte betejën me Covid-19".

Kujtojmë këtu se numri i të infektuarve nga koronavirusi në SHBA ka arritur në mbi 1.5 milion, ndërsa rreth 98 mijë të tjerë kanë humbur jetën.

Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania