JOQ Albania
Home

Po udhëtonte me disa familjarë, Ermal Fejzullahu aksidentohet në mes të kryeqytetit
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/05/2020 21:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, është përfshirë në një aksident automobilistik ditën e sotme në Prishtinë.

Ai ishte duke udhëtuar bashkë me disa anëtarë të familjes, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë këngëtari, i cili përmes një video-mesazhi në InstaStory, ka treguar atë që ka ndodhur.

Ndër të tjera, artisti ka falenderuar edhe personat që janë interesuar për gjendjen e tij shëndetësore.

Ermali ka treguar se ai dhe familjarët e tij janë shëndoshë e mirë.

Ai tha:

Doja t’iu njoftoja se kam qenë pjesë e një aksidenti bashkë me disa anëtarë të familjes, të gjithë jemi shëndoshë e mirë dhe nuk është diçka për t’u bërë tragjike. Faleminderit që keni treguar shqetësim dhe kujdes shumë të veçantë.

Sipas mediave kosovare, makina e tij është përplasur me shtyllën e semaforit në qendër të kryeqytetit kosovar.