JOQ Albania
Home

Ç’po ndodh në Kadastrën e Vlorës? Jep dorëheqjen drejtori i pestë brenda pak muajsh
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22/05/2020 20:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori i Kadastrës së Vlorës, Bilbil Aliaj, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Aliaj u emërua në detyrë në 4 shkurt të këtij viti dhe e mbajti detyrën për rreth katër muaj.

Ndërkohë, arsyet e largimit të tij nuk janë bërë me dije.

Aliaj erdhi në detyrë pas Taulant Canametin, i cili u komandua pas ‘furtunës’ në kadastrën e Vlorës. Më parë, ai mbante postin e zv.drejtorit të dytë në këtë institucion.

Bilbil Aliaj është drejtori i pestë i këtij institucioni që është larguar nga drejtimi i Katastradës prej shtatorit të 2019-s.