JOQ Albania
Home

“Ndodhi një mrekulli”/ Të gjithë vdiqën, drejtori dhe menaxheri i bankës shpëtojnë nga rrëzimi i aeroplanit
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 22/05/2020 20:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Drejtori dhe menaxheri i një banke me qendër në Lahore Zafar Masood, i kanë mbijetuar një rrëzimi fatal nga aeroplani, ku humbën jetën më shumë se 100 pasagjerë.

"Deri më tani mund të konfirmoj se dy pasagjerë në aeroplanin e PIA kanë mbijetuar mrekullisht nga përplasja. Emrat e tyre janë Zafar Masood dhe Mohhammad. Të dy janë në gjendje të qëndrueshme. Vazhdoni të luteni për të tjerët,” ka postuar zëdhënësi i qeverisë Sindh, Murtaza Wahab.

Masood i cili u emërua kohët e fundit si Kryetar i Bankës Punjab po udhëtonte për në Karaçi. Avioni u rrëzua në zonën e banimit “Model Colony” pak para uljes për shkak të një problemi teknik. Informacioni fillestar zbuloi se shkaku i rrëzimit të aeroplanit ishte dëmtim i motorit. Sipas raporteve fillestare, rreth 99 pasagjerë përfshirë tetë anëtarë të ekuipazhit ishin në aeroplan.

Një video e transmetuar nga kanali televiziv shtetëror tregoi se Masood i dëmtuar u shpëtua nga banorët e zonës. Ai më vonë u dërgua në një spital lokal.

I mbijetuari dha gjithashtu një deklaratë në të cilën tha se aeroplani filloi të bënte një zhurmë të madhe ndërsa ishte duke kërkuar aprovim për ulje.

Ai shtoi:

Në momentin tjetër ndodhi një përplasje e fortë dhe unë humba vetëdijen.

Burimi: World ASIA /Përshtati dhe Përktheu: JOQ-Albania