JOQ Albania
Home

Makinë dhe piano mbushur me kokainë, arrestohet shqiptari
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 19:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e enjte në mengjes përfundoi një operacion policor në Cresole di Caldogno ku në prangat e policisë ranë një shtetas shqiptar, një shtetas italian, të dy banorë në zonën e Vicenzas.

Ndërsa nga kontrollet në banesën e tyre u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine e ndarë në paketime.

Operacioni përfundoi me sukses pas një hetimi prej disa muajsh me synim goditjen e trafikut të drogës në Vicenza.

Gjatë kontrollit në banesën e tyre policia gjeti sasi të konsiderueshme kokaine e fshehur në paketime me përmbajtje rreth 800 gram secila.

Agjentët antidrogë kanë sekuestruar lloje të ndryshme të materialit që përdoret zakonisht për paketimin e drogës, dy peshore dhe shumë qese transparente të përdorura për paketimin e drogës.

Pas kontrollit dhe sekuestrimit të drogës, policia arrestoi shqiptarin me iniciale P.A. dhe dhe shtetasin Italian me iniciale C.N.

Burimi: vicenzatoday Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania