JOQ Albania
Home

“Duam drejtësi, jetojmë për liri!”/ Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit njofton protestën urgjente sot në Tiranë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 17:48

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka njoftuar se do zhvillojë një tubim sensibilizues sot për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Më herët sot Aleanca ka ftuar qytetarët e Durrësit të firmosin peticionin për rindërtimin e godinës së re njësoj si ajo e shembur dhe më pas do rikthehet në Tiranë për të mbajtur një protestë në orën 19:30 tek hyrja e Pedonales për të ndaluar fillimin e ndërtimeve në tokën ku u shemb teatri.

Vepra u krye dhe sot kanë filluar të mbulojnë skenën e krimit duke rrethuar pronën e Teatrit Kombëtar! Nuk do të lejojmë të fillojnë punimet! Duam Drejtësi për shkatërrimin e Teatrit dhe dhunimin e demokracisë! #duamdrejtesi #jetojmeperliri.