JOQ Albania
Home

EKSKLUZIVE/ Preku telat e korentit në park, ky është 4-vjeçari që humbi jetën nga neglizhenca e Bashkisë Berat
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 14:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë u raportua mëngjesin e sotëm në Berat.

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën, për shkak se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. Vogëlushi është çuar me urgjencë në spital pasi ka qenë ende me shenja jete. Ai ka marrë kujdesin e mjekëve, por nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Burime për JOQ ALBANIA bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pranë parkut të qytetit, në krah të pedonales. Vogëlushi ka prekur një nga telat e dritave të vendosur në tokë nga Bashkia e Beratit. Xhami i dritave ishte thyer dhe Bashkia nuk kishte marrë asnjë masë, duke rrezikuar jetën e shumë fëmijëve që luajnë në park.

Fatkeqësisht nga kjo neglizhencë humbi jetën 4-vjeçari.

Së fundmi JOQ ALBANIA ka siguruar foton e vogëlushit që humbi jetën tragjikisht, A.Brahimasi. Famijarët e tij janë të pikëlluar nga humbja dhe kërkojnë vetëm drejtësi. Një një video për JOQ gjyshi i djalit bën thirrje për ndihmë nga autoritetet përkatëse.