JOQ Albania
Home

Ish-eurodeputeti Knut Fleckenstein emërohet këshilltar i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 22/05/2020 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian dhe ish-eurodeputeti, Knut Fleckenstein, do të jetë këshilltar i ri i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Në vendim thuhet se Fleckenstein emërohet “këshilltar për Integrimin” në kabinetin e kryetarit të Kuvendit, Ruçi.

Ai vjen nga radhët e social-demokratëve gjermanë dhe u zgjodh deputet i PE në vitin 2009 ndërsa qëndroi në këtë detyrë deri vitin e kaluar.

Knut Fleckenstein është mbështetës i flaktë i qeverisë së Edi Ramës dhe raportet e tij të njeanshme kanë pasur gjithmonë kontestime.

Gjithashtu Fleckenstein ka qenë një zë shumë aktiv në raportimin për Shqipërinë në PE dhe shumë i pranishëm edhe në deklarata të bëra për situatën politike në vendin tonë, por shpesh i akuzuar nga opozita si i anshëm, në favor të forcës politike në pushtet.