JOQ Albania
Home

Dy raste të reja me koronavirus në Fier, kontakte të farmacistit të infektuar
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 12:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas disa ditësh zonë e gjelbër, në Fier janë shënuar së fundmi dy raste të rejame Covid-19.

Mësohet se dy rastet e reja janë kontakte të farmacistit të infektuar në këtë zone.

Ata jetojnë në të njëjtën lagje. Të infektuarit janë dy të moshuar, afro 60 vjeç.

Në familjen e tyre janë edhe dy djem, 22 dhe 25 vjeç, të cilët kanë rezultuar negativë.

Kujtojmë se sot Ministria e Shëndetësisë njoftoi 12 raste të reja, duke e çuar numrin e personave të infektuar në vend në 981, 31 prej të cilëve kanë ndërruar jetë.