JOQ Albania
Home

Regjistrohen lëkundje tërmeti me magnitudë 3.0, epiqendra afër Tiranës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 11:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një tërmet me magnitudë 3.0 të shkallës rihter është regjistruar sot në vendin tonë.

Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 13 km nga Shijakut dhe 29 km nga Tirana.

Lëkundjet janë ndjerë në orën 10:18 minuta të paradites së sotme. Deri më tani nuk raportohen dëme nga lëkundjet.

Kujtojmë se ditën e djeshme një tërmet i fortë në Greqi lëkundi disa qytetet të Shqipërisë.