JOQ Albania
Home

12 raste të reja, shkon në 981 numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shqipëri
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 11:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është rritur sërish numri i personave të prekur me Covid-19 në vendin tonë ditën e sotme, krahasur me numrin e një dite më parë ku u shënuan 5 raste. Mësohet se ka shkuar në 981 numri i personave të infektuar me koronavirus në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 174 persona dhe pozitivë janë konfirmuar 12 qytetarë.

Nga këto 7 raste në Tiranë dhe 2 në Krujë, 2 në Fier dhe 1 në Durrës. Njoftimi është bërë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të shëruar janë 6 pacientë.