JOQ Albania
Home

Sherri mes të rinjve, 19-vjeçari tentoi të vrasë me thikë dy persona
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 10:06

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 19-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit. Ai është arrestuar për plagosjen e 2 personave të raportuar ditën e djeshme.

19-vjeçari ka goditur me thikë 2 persona pas një konflikti për motive të dobëta.

Të plagosurit u transportuan menjëherë në Tiranë për të marrë ndihmën mjekësore.

Policia njofton se K., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë), shtetasit R. Z., 21 vjeç dhe L. H.,23 vjeç, banues në Durrës.

Dy të rinjtë e plagosur në spital, nën kujdesin e mjekëve.