JOQ Albania
Home

Po kalonte vijat e bardha, 87-vjeçari me biçikletë përplaset rëndë nga makina
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/05/2020 8:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një 87-vjeçar është plagosur rëndë mëngjesin e sotëm në Tiranë.

I moshuari është përplasur nga një makinë, teksa ai ka qenë duke ecur në vijat e bardha. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”.

Mësohet se 87-vjeçari është dërguar për në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.05.2020, rreth orës 07:27, në rrugën “Bardhyl” në kryqëzim me rrugën ‘Hoxha Tasim”, mjeti me drejtues shtetasin B.Ll., ka aksidentuar tek vijat e bardha biçiklistin F.Rr., 87 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.