Shembja e Teatrit Kombëtar nga sekti i “Rilindjes” shënoi një nga ditët më të errëta të demokracisë në Shqipëri, pasi dhuna ndaj qytetarëve nuk mungoi dhe procedurat e prishjes ishin tepër të dyshimta, të cilësuara edhe të paligjshme.
Ky veprim nga socialistët, derdhi në rrugë artistë dhe qytetarë, të cilët ishin kundër prishjes së një godine historike.
Përveç atyre që vërtet iu dhemb shpirti për këtë godinë, në rrugë dolën edhe ata që iu dhemb shpirti për pak karrige, opozita.
Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha u pozicionuan krah qytetarëve dhe artistëve, edhe se në shpatulla mbajnë fajet e gjithë këtyre viteve qeverisje.
Besueshmëria e tyre është tepër e vogël dhe populli tashmë ndodhet më me këmbë në tokë se kurrë. Ata e dinë se kjo klasë politike kanë qenë bashkë, janë dhe do të jenë për sa kohë që pazaret e tyre janë nën dhe mbi njëri-tjetrin.
Të mos shkojmë më larg, por të marrim figurat politike të Edi Ramës dhe Monika Kryemadhit. Dy personazhe që dikur flisnin me superlative për njëri-tjetrin, sot janë kthyer në kundërshtarë politikë dhe akuzat janë tepër të rënda.
A mund të besohet kjo?
Së fundmi është publikuar një video, ku Kryemadhi në një nga kongreset e partisë i akordon një “çmim” Edi Ramës, duke mos kursyer as fjalët më të mira dhe as puthjen e ngrohtë.
Ky krahasim vjen, pasi pak ditë më parë Kryemadhi u shpreh se “Edi Ramës do ia ha veshin”, duke nënkuptuar që do e bëjë të mbajë përgjegjësi për gjithçka.
Të gjithë bien dakord që kjo të ndodhë, por askush nuk e beson që të ndodhë nga Kryemadhi.
Populli e di që një person i cili i ka puthur faqen Ramës, nuk mund “t’ia hajë dot veshin”.