“Ka një kurë”/ Kompania bioteknologjike pretendon se ka zbuluar antitrupin që bllokon koronavirusin

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.05.2020, 22:11

Shkencëtarët në një kompani bioteknike në Kaliforni kanë gjetur një antitrup që bllokon plotësisht koronavirusin dhe janë shprehur se e kanë gjetur kuren e Covid-19. Sorrento Therapeutics, në San Diego, pretendon se antitrupi STI-1499 mund të ndalojë koronavirusin që të prek qelizat.

Në një njoftim për shtyp, Sorrento tha se mund të prodhojë deri në 200,000 doza të antitrupave në muaj, një afat kohor prodhimi që ka mund të zgjidhë problemin e madh që ka bota tashmë. Kompania ka paraqitur një kërkesë për miratim nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA (FDA), por ende nuk ka marrë një përgjigje. Aksionet për Sorrento u rritën me gati 220 për qind sapo doli njoftimi.

Henry Ji drejtori ekzekutiv i kompanisë thotë se:

Ne duam të theksojmë se ekziston një kurë. Ekziston një zgjidhje që funksionon 100 përqind. Nëse ne kemi antitrupin neutralizues për trupin tuaj, nuk keni nevojë për distancimin shoqëror. Ju mund të lehtësoni masat pa frikë

Antitrupi ende nuk është testuar te njerëzit, kështu që si dihet si mund të sillet brenda trupit dhe efektet e mundshme anësore të tij. Antitrupi i quajtur STI-1499 është një qelizë imune që neutralizon patogjenët si koronavirusi.

Ky koktej antitrupash mund të veprojë si një 'mburojë mbrojtëse' për qelizat, duke parandaluar Covid-19. Ai bllokon virusin nga porta kryesore e tij, një receptor në sipërfaqen e qelizave njerëzore, receptori ACE2.

Ji tha:

Ky antitrup rrethon virusin dhe i largon ata nga trupi. Kur antitrupi parandalon hyrjen e një virusi në qelizën njerëzore, virusi nuk mund të mbijetoj.

Shumë kompani dhe universitete në të gjithë botën po hulumtojnë për gjetjen e një vaksine apo medikamenti, në mënyrë që t’i japin fund pandemisë së Covid-19. Hulumtimet deri më tani kanë nisur nga përdorimi i plazmës së gjakut nga pacientët e rikuperuar, që mendohet se përmban antitrupa për të trajtuar njerëzit që ende vuajnë nga infeksioni.

Ji shtoi:

Ne në Sorrento po punojmë ditë e natë për të përfunduar hapat e nevojshëm për ta aprovuar këtë produkti dhe të shpëtojmë publikun që po pret.

Burimi: Daily Mail| Përktheu dhe Përshtati: JOQ-Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit