JOQ Albania
Home

I ngritur mbi një ndërtesë, në Spanjë ndodhet stadiumi më i veçantë në botë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 13/05/2020 10:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Skuadra spanjolle e CD Mensajeros luan në një stadium mjaft të veçantë, i cili është i ndërtuar mbi një ndërtesë të madhe.

CD Mensajeros militon në kategorinë e tretë në Spanjë, por e veçanta e këtij ekipi është stadiumi.

Një ndërtesë gjigante është ngritur mes disa kodrave, ndërsa mbi të është krijuar edhe fusha e futbollit.

Totalizsh e pazakontë, por me të gjitha parametrat e nevojshme për të zhvilluar një takim të këtij niveli.

Stadiumi “Santa Cruz”, përveç fushës me bar sintetik, ka edhe disa shkallë për tifozët në njërën anë edhe pse në numër të vogël.

Pamja e ofruar është fantastike...