Një lajm i bujshëm vjen nga Formula 1. Viti 2020 do të jetë i fundit për pilotin gjerman, Sebastian Vettel, në drejtimin e Ferrarit.
Lajmi është zbuluar nga vetë 32-vjeçari, i cili ka komunikuar divorcin me "kokëkuqen".
Vettel u shpreh:
Me këtë deklaratë, ai ka lenë të kuptohet se e ardhmja e tij do të jetë larg skuderisë italiane. Vettel është pjesë e Ferrarit që në vitin 2015 dhe tashmë kishte ardhur koha që ai t’i japë fund aventurës.
Vitin e kaluar të dy pilotet e Ferrarit u përplasën shpesh në pistë dhe duket se skuderia ka zgjedhur të mbështesë të riun Sharl Leklerk, duke e cilësuar si pilotin e të ardhmes.