JOQ Albania
Home

Kishte dalë me leje për të bërë pazar, policët e Lleshit gjobisin të riun te Shkëmbi i Kavajës
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/05/2020 20:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rastet e standardit të dyfishtë të demonstruara nga Policia e Lleshit ndaj qytetarëve në këtë periudhë pandemia nuk paskërkan fund!

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të panumërta, ku qytetarët tregojnë se si policia vendos gjoba selektive ndaj qytetarëve.

Së fundmi, një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri është gjobitur nga punonjësit e policisë në Shkëmbin e Kavajës.

Por nëse në rastet e tjera qytetarët kanë qenë pa një autorizim për dalje, kësaj here qytetari ishte i pajisur me leje për dalje.

Ai ka dërguar edhe një foto që tregohet leja e daljes që ka marrë për ditën e sotme dhe procesverbalin e gjobës, e cila është vendosur brenda orarit të lejuar të daljes.

Në videon ku ai debaton me punonjësit e policisë, iu tregon se kishte shkuar në një market aty pranë për të blerë peshk, por nuk kishte gjetur.

Ndërsa policët e Lleshit i tregojnë se motivi i vendosjes së gjobës është pse ai po kalon në shëtitore, pavarësisht se marketi ndodhej aty pranë.

Madje, ata i thonë pse nuk ka blerë asgjë, por harrojnë se qytetari është brenda lejes. Ai iu thotë se po shkon te një market tjetër që ndodhej disa metra më tutje, por kjo nuk i ndali policët që ta gjobisnin.

Ky mund të cilësohet një rast tejet absurd, pasi siç e dinë të gjithë ka me qindra qytetarë që kanë dalë edhe pa autorizim, madje disa prej tyre kanë shkuar edhe nëpër plazhe, edhe nuk janë gjobitur nga policia. Ndërsa në rastin konkret, qytetari ka marrë autorizim për dalje dhe gjobitete brenda fashës së orarit të lejes, me një motivacion absurd, vetëm pse kaloi në shëtitore me biçikletë.