JOQ Albania
Home

Ndeshja e parë do jetë një derbi, zbulohet data kur do rifillojë La Liga
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/05/2020 16:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Bundesligës, kampionati i radhës që do rifillojë futbollin është La Liga spanjolle. Si shumë kampionate të tjera, edhe ky kampiont u pezullua përkohësisht për shkak të koronavirusit, teksa tashmë duket se është ndezur drita jeshile.

Mediat spanjolle raportojnë se do të jetë 12 qershori dita kur do të rinisë kampionati, teksa thuhet se po punohet pikërisht për këtë datë për rifillimin e futbollit në vend.

Tashmë pritet një përgjigje pozitive nga organet shtetërore, kur do të jetë edhe një datë zyrtare. “Marca” shkruan ditën e sotme se drejtuesit kanë menduar që ndeshja e parë për rinisjen e kampionatit të jetë derbi i Andaluzisë mes Sevijas dhe Real Betis.