JOQ Albania
Home

I famshëm për kërcimin në funeral, Aiddo: Duam që edhe Messi të festojë si ne
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/05/2020 10:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga videot hit, më e përdorur këtë përiudhë është ajo me afrikanët të cilët vallëzojnë gjatë funeralit dhe videot e tyre kanë pushtuar rrjetet sociale.

Ata shihen duke festuar teksa përcillnin njerëzit në botën tjetër, ndërsa i habitshëm është fakti se videot e tyre pëlqehen jashtëzakonisht dhe janë shumë të ndjekura.

Së fundmi, njëri nga antarët e grupit. i quajtur Aiddo, i cili është edhe fans i madh i Leo Messit, ka deklaruar se do i pëlqente që Barcelona të bënte festimin e tyre kur shënonte gola.

Aiddo tha:

Do të ishim shumë të lumtur dhe do ta dashuronim sikur te Barcelona të zgjedhin që të kopjojnë festimin tonë, do të merrnim edhe më tepër klikime. Sidomos nëse këtë do e bënte Lionel Mesi. Por kemi edhe Luis Suarezin, një emër që sa e dëgjoj më bën të trishtuar. Kjo sepse dora e tij e solli Ganën tonë në shtëpi dhe na hoqi gjysmëfinalen e Kupës së Botës 2010. Ishte dramatike vërtetë.