JOQ Albania
Home

“Dhashë ryshfet që të luaja në Botërorin e 2014-ës”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/05/2020 9:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-futbollisti i kombëtares së Nigerisë, Cinedu Obasi, zbulon për herë të parë se ka dhënë ryshfet për t’u futur në listën e futbollistëve të kombëtares nigeriane që do të luante në Kupën e Botës 2014.

33-vjeçari rrëfen se pasi mësoi se nuk do të luante në Botërorin e Brazilit, dikush i kërkoi që të jepte para për të ndryshuar listën e lojtarëve të Nigerisë që do të përfaqësonin shtetin afrikan në Botërorin e 2014-ës.

Obasi tha:

Supozohej që unë të luaja në Kupën e Botës 2014. Atë kohë po luaja në Ligën e Kampionëve me Schalke 04 dhe gjithçka po shkonte mirë. Në fund të sezonit, mora ftesë për ndeshjet përgatitëse me Nigerinë. Dy ditë pasi doli lista, m’u kërkua që të jepja para për të qenë pjesë e kombëtares në Kupën e Botës në Brazil.

Kujtojmë që disa vite më parë, njëri prej asistentëve të stafit teknik të Nigerisë deklaroi se Obasi nuk e meritonte të merrte pjesë në Botërorin e 2014-ës pasi kishte futbollistë më të mirë se ai. Ndërkaq, polemikat vazhdojnë...