JOQ Albania
Home

Dy personat që shpikën sprajin në stadium kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 11/05/2020 9:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Dy personat që ideuan përdorimin e sprajtit nga gjyqtarët në ndeshjet e futbollit kërkojnë arrestimin e presidentit të FIFA-s Gianni Infantino dhe disa zyrtarëve të tjerë të lartë të futbollit.

Haine Alemanje dhe Pablo Silva kanë paditur FIFA-n dhe kërkojnë dëmshpërblim më shumë se 36.5 milionë euro, por mbi të gjitha arrestimin e disa krerëve të futbollit botëror. Të dy personat pretendojnë se sprajti i famshëm është përdorur pa autorizim..

Pablo Silva u shpreh:

Po presim vendimin e Gjykatës Braziliane. Do të kërkojmë arrestimin e Xhani Infantinos dhe disa personave të tjerë.

Ata pretendojnë se FIFA ka autorizuar përdorimin e këtij sprajti nga gjyqtarët, por duke ndryshuar markën, gjë për të cilën Alemanje dhe Silva pretendojnë se u është vjedhur ideja e tyre. Kjo çështje pritet të shkojë dhe në gjykatat e SHBA-së.