JOQ Albania
Home

Pasojat e karantinës/ I riu nga Saranda “shfryn dufin” mbi pemën, e shkelmon por e pëson keq
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 11/05/2020 0:42

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej gati dy muajsh, Shqipëria është vendosur në karantinë për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Gjithë kjo situatë duket se ka lënë edhe "pasoja" te njerëzit, duke vërtetuar edhe paralajmërimet e shpeshta të ekspertëve mbi rreziqet që i kanosen popullatës si pasojë e izolimit.

Së fundmi, në redaksinë e JOQ Albania ka mbërritur një video e pazakontë, e cila tregon "pasojat" e koronavirusit në vendin tonë.

Siç shihet dhe në video, një person në moshë të re, i cili e ka shfyrë gjithë "dufin" e akumuluar përgjatë këtyre ditëve duke goditur me shkelma një pemë në trotuarin e një rruge.

Mirëpo, jo gjithçka ka shkuar mirë për të, pasi në një moment ai pëson një incident, pasi rrëzohet teksa shkelmon pemën.

Videoja është filmuar mbrëmjen e kësaj të diele në lagjen nr.4 të Sarandës.