JOQ Albania
Home

U shërua nga koronavirusi/ Dybala zbarkon më në fund në stërvitje pas 62 ditësh karantinë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 13:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paulo Dybala ka qenë në mesin e futbollistëve të infektuar me COVID-19 në Serinë A.

Ylli argjentinas, është lojtari që ka vuajtur më së shumti nga kjo sëmundje, duke qëndruar me të prej afro shtatë javë.

Ndërkaq, pas testimit negativ javën e kaluar, atij i është dhënë më në fund drita për t’u larguar nga vetizolimi.

Lojtari i është bashkuar skuadrës së Juventusit dhe sot do të stërvitet për herë të parë, pas 62 ditësh.

Ai tashmë ka mbërritur në qendrën stërvitore të Juventusit, për të nisur përgatitjet për vazhdimin e sezonit në Serie A.