JOQ Albania
Home

Katër raste të reja me koronavirus, klubi i Serisë A refuzon të zbresë në stërvitje
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 09/05/2020 10:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas katër rasteve pozitive me koronavirus, skuadra e Sampdorias nuk do t'i zhvillojë seancant stërvitore individuale.

Sampdoria kishte të drejtë të riniste stërvitjet individuale gjatë kësaj jave, duke qenë në linjë me fazën e dytë të daljes së Italisë nga pandemia.

Gjithsesi, testet nga e gjithë skuadra dhe stafi i skuadrës, treguan katër raste të reja me Covid-19, çka ka sjellë një situatë kaotike në klubin nga Genoa.

Deri në përmirësimin e gjendjes së lojtarëve, skuadra nuk do të nisë seancat stërvitore.

Pritet që skuadra të rifillojë stërvitjet pas disa ditëve, kur lojtarët të jenë më mirë.

Kujtojmë se edhe Torino e Fiorentina regjistruan raste me Covid-19 dhe rikthimi i futbollit është vënë në rrezik.