JOQ Albania
Home

Shpikja e gjermanëve/ Ekipi i Bundesligës stërvitet para “spektatorëve”
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/05/2020 19:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Prej disa ditësh, ekipet e Bundesligës gjermane janë kthyer në stërvitje, pasi kampionati do të rifillojë më 15 maj, sigurisht pa praninë e tifozëve.

Do të duhet edhe shumë kohë derisa tifozët të lejohen të rikthehen në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrat e tyre nga afër.

Nisur nga kjo situatë, tifozët e Borusia Monchegladbach kanë menduar një gjë të veçantë.

Ata kanë ndërtuar disa tabela plastike me portretet e tifozëve dhe i kanë vendosur në shkallët e stadiumit. Të gjithë kanë mundësinë të bëjnë këtë gjë me anë të një pagese që nuk i kalon 20 dollarë.

Ditën e sotme, “Bleacher Report Football” publikoi disa foto ku dukeshin futbollistët e Monchegladbach dukek u stërvitur përballë “tifozëve të rinj”.

Ndoshta kjo nuk është mënyra ideale sesi të gjithë presin rifillimin e futbollit, ama këto pamje brenda stadiumit e zbusin sadopak efektin e rëndë që ka sjellë koronavirusi.