JOQ Albania
Home

Leku lumë/ Vilma Nushi “kullufit” 60 milionë lekë për blerje toneri nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06/05/2020 22:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Besoj e keni dëgjuar shpesh kohët e fundit akronimin KPA?

Bëhet fjalë për Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, një institucion kushtetues i pavarur që ka si qëllim rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë në shqyrtimin e ankimeve ndaj vendimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Rezulton se ky institucion paska nevojë të blejë toner për printerat dhe fotokopjet e tij. Dhe me sa duket tonerin mund t’ia shesë vetëm shoqëria “MARKETING & DISTRIBUTION” SH.P.K. ku pronare me 100% të aksioneve është Vilma Nushi.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-51248-02-21-2020. Njoftimi i fituesit është bërë më datë 05.05.2020, pra ditën e djeshme dhe vlera e cila do të shkojë në xhepat e Vilmës është rreth 60 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Nëse shikon të dhënat e publikuara, vëren se për ta bërë tenderin sa më të besueshëm, kanë marrë pjesë në garë edhe 3 firma të tjera, nga të cilat njëra ka ofruar vlerën zero, ndërsa dy të tjerat kanë ofruar pothuaj të njëjtën vlerë me Vilma Nushin por sigurisht diçka më tepër, përkatësisht 300 mijë dhe 600 mijë lekë të vjetra më shumë, në mënyrë që të justifikohet fitorja e kompanisë “MARKETING & DISTRIBUTION” SH.P.K.

Nga ana tjetër nëse shikon të dhënat teknike të tonerave që kërkohen të blihen, çuditërisht sasitë për tonerat me ngjyra janë të ndryshme për çdo ngjyrë, përkatësisht 291 copë ngjyrë të zezë, 75 copë ngjyrë të verdhë, 93 copë ngjyrë blu dhe dhe 123 copë ngjyrë e kuqe. Por ashtu siç të gjithë ata që punojnë në zyra dhe kanë të bëjnë me printera çdo ditë e dinë, ngjyrat shkojnë në sinkron me njëra-tjetrën. Pra nëse nevojiten 75 copë ngjyrë e verdhë, po aq duhet të nevojiten edhe për ngjyrën blu dhe të kuqe.

Duket mjaft ironike se si një organ që ka për mision rikthimin e besimit të publikut tek institucionet sistemit të drejtësisë, i jep Vilma Nushit një mal me para për blerje toneri.