Klientët e pakënaqur i “masakruan” me dëshmi në JOQ, AZA i heq bukën e gojës punonjëses

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 06.05.2020, 20:49

Shumica dërrmuese e kompanive private shqiptare, për të mos thënë të gjitha, vendosën që të ulnin pagat e punonjësve për muajin mars dhe prill, për shkak të krizë së shkaktuar nga pandemia Covid-19.

Në lidhje me këtë "stuhi" të uljeve të pagave, në redaksinë e JOQ Albania mbërritën denoncime të panumërta, të cilat tregonin "garën" midis kompanive se kush do ua ulte më tepër pagat punonjësve të saj.

Në një prej tyre ishte edhe denoncimi i një punonjësi të kompanisë "Aza Electronics", i cili shprehu indinjatën e tij për reduktimin e ndjeshëm të pagave.

Ai dërgoi edhe një foto, ku tregohej lajmërimi i kompanisë, e cila njoftonte punonjësit e saj, se pagat do të reduktoheshin ndjeshëm, veçanërisht për shitësit dhe kasierët, të cilët për muajin mars e prill do të paguheshin me 100 dhe 120 mijë lekë të vjetra.

Mirëpo, problemi qëndronte në faktin se shumica e punonjësve të kësaj kompanie kishin punuar me orë të plotë deri në 31 mars.

Punonjësi i revoltuar në denoncimin e bërë më datë 4 prill 2020 shkruante:

Pershendetje JOQ!! Po shikoj qe shum puntor po bejn Denoncime te ndryshme per Pagen e muajt Mars ne kompanit private ku punoj ... Une personalisht punoj ne nje Kompani elektroshtepiake (Aza Electronics) dhe do doja te denoncoja edhe un kete kompani per mos hedhje te plot te rroges kur kemi punuar me orar te rregullt ku dhe nje pjes e puntorve kan punuar deri ne dat 31 te muajt Mars ... Esht e pamundur sesi keta pronar (te pa fryr) tallen me djersen e atyre qe prioritet ne ate pun kan pik se pari buken e gojes .. Te pakten Qeveria apo institucionet perkatese te kontrrollit per bisneset ti hedhin nje sy kompanive sepse po u bejn Hile puntorve ne nje an edhe rregullave te shtetit ne krahun tjeter ... Kerkojm ate qe na takon me te drejt te pakten muajn Mars !! Nuk mund te lejojm kurrsesi qe te na haen ditet e punes dhe lodhjen te na e kthejn ne stres te pamerituar ... Anonim ju lutem!!!”

Mirëpo, kush do ta mendonte se disa javë më pas, ky denoncim është bërë shkak për heqjen nga puna të një punonjëseje tjetër, e cila nuk ka asnjë lidhje me denoncimin.

Tingëllon absurde, apo jo? Por në fakt është e vërtetë!

Ka qenë pikërisht ish-punonjësja e Aza Electronics, e cila ka dërguar një mesazh në redaksinë e JOQ Albania, ku tregon absurditetin që i ka ndodhur në kompaninë që punonte.

Ajo shprehet se në datën 24 prill, i është komunikuar largimi nga puna, me motivacionin se "ishte e dyshuar për denoncimin e bërë publik në JOQ Albania më 4 prill".

Por ish-punonjësja tregon se nuk është e vetmja që është pushuar nga puna. Ajo thotë se përveç saj janë pushuar nga puna edhe dy punonjës të tjerë, edhe këta si "të akuzuar" për denoncimin.

Që kompanitë shqiptare janë gati të "presin" koka punonjësish kur u cënohen interesat dhe kur babëzitë ju dalin sheshit, kjo nuk do shumë për t'u kuptuar, dhe ky rast e vërteton më së miri një gjë e tillë.

Ish-punonjësja e Aza Electronics, e cila është edhe nënë e një fëmije, tregon më tej se me të drejtë i ka kërkuar se mbi ç'prova e fakte mbështeten për pushimin e saj nga puna, por administrata e kompanisë nuk i ka kthyer përgjigje.

Shqetësimi i saj më i madh është se kur të gjejë një vend tjetër pune, do i kërkojnë referencë nga kompania ku ka punuar më parë, por këta të fundit mund t'ia "njollosin" emrin, për diçka që s'e ka bërë e që nuk kanë asnjë fakt për ta provuar.

Kjo mënyrë se si kompanitë të tilla si kjo në fjalë, hedhin akuza të pambështetura në prova e fakte mbi punonjësit e tyre, për diçka që përbënte një skandal të vërtetë dhe u bë publike, është diçka e frikshme.

Jo vetëm e frikshme, por që tejkalon edhe kufijtë e absurdes, pasi dëshmon qartë se kompanive të tilla nuk u interesojnë aspak punonjësit, por vetëm "emri i pastër" i kompanisë, e cila përbrenda saj është e "njollosur" dhe mban erë.

Mesazhi i plotë:

Prsh! Para disa kohesh nga fillimi prillit ne mos gaboj publikuat nje denoncim per azen e famshme. Dhe ideja qendron qe per shkak te atij postimi jemi pushuar tre veta nga puna po sme duhet me te tjeret flas per vete se kisha dy vjet e gjys qe punoja aty punoja nga halli kur i thon se kam dhe femi te vogel Behet dicka me i tregu qe se kam ber un te pakten mos te iki me referenc te keqe sepse me te vertet se kam ber un. Sdi ki ti denoncoj pasi ktu as ju ka ndjer hic pervecse kan heq njerez nga puna. Pa fakte pa prova qe pse dyshuan te mua. Administrata e azes ste kthen pergjigje shqiperiaqeduam e ketij te gjatit nuk me hapet per gjyq skam mundesi. Neser pasneser do me duhet reference nga puna ku kam qene e sdua te iki si e dyshuar per dicka qe se kam bere. Pra, motivacioni i largimit nga puna ishte sepse ata dyshonin qe ate postim tek faqja juaj e kam bere un. La qene nje postim per rrogat e puntoreve per muajin mars esht bere diku nga dt 4 prill te faqja juaj dhe me dat 24 prill marrin ne tel e me thone je e pushuar. Per cfare i thash, e me thane je e dyshuar per postimin, gje qe se kam bere une se ta kisha ber ja bej hallall i kam shkr ne cfar faktesh bazoheni qe dyshoni aq sa me hiqni nga puna, por sme kan kthy pergjigje. Dua tju tregoj qe mos te kem penalizime ne punet qe do kerkoj.

Duke mos lënë pa përmendur këtu edhe denoncimet e pafundme në lidhje me këtë kompani dhe cilësinë e produkteve të tyre, mjaftonte një sondazh i thjeshtë i JOQ, për të kuptuar pakënaqësitë e individëve që i kanë besuar paratë e tyre kësaj kompanie.

Disa prej tyre mund t'i lexoni më poshtë

View this post on Instagram

😐

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

View this post on Instagram

A ka më?

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

View this post on Instagram

Klienti është mbret, thotë një shprehje...

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

View this post on Instagram

Një nga atributet, por dhe qëllimet kryesore që definojnë një kompani, është fakti se sa të kënaqur janë klientët e saj me shërbimet e ofruara. Të paktën kështu thuhet parimisht, por praktikisht ndodh ndryshe, sidomos në Shqipëri, ku shërbimi i një pjese të mirë të kompanive lë shumë për të dëshiruar. I tillë është edhe një rast i denoncuar në redaksinë e JOQ Albania së fundmi, ku një qytetar nga Korça ka mbetur i pakënaqur nga shërbimi teknik i një kompanie që shet produkte elektro-shtëpiake, televizorë, celularë, kompjutera etj. Bëhet fjalë për kompaninë 'Aza Electronic', që nuk është një emër i panjohur, pasi vetëm pak ditë më parë denoncuam edhe një rast abuziv e një iPhone të vitit 2016, që kompania në fjalë e shiste për 1 milion lekë, kur vlera e tij reale në treg nuk është më tepër se 600 euro. Ndërkohë, denoncimi më i fundit, përveç abuzimit me çmimet, zbulon edhe një tjetër "anë të errët" të kompanisë në fjalë. Denoncuesi tregon për JOQ Albania se ka blerë një televizor tek 'Aza Electronics', por që i është prishur. Ai e ka dërguar për ta rregulluar te kompania në fjalë, pasi produkti ishte brenda garancisë, por ka më shumë se 25 ditë që ende nuk e kanë rregulluar. Mirëpo, sikur të mos mjaftonte kjo, qytetari është përpjekur të kontaktojë në kontaktet e lëna nga kompania, po përgjigja që i është dhënë e ka lënë pa fjalë. Siç shihet dhe në fotot e dërguara, kompania jo vetëm që nuk i ka kthyer përgjigje se çfarë ka ndodhur me televizorin e tij, por e pyet nëse ai ka mundur të sigurojë një televizor tjetër, pa kërkuar në rradhë të parë ndjesë për pritjen e gjatë të klientit të saj. Si rregull, nëse një produkt prishet brenda garancisë, kompania duhet t'i japë një tjetër produkt të përdorur që të mos i prishë punë klientëve të saj. Ai i ka lënë edhe numrin e tij të telefonit, por kompania nuk ka denjuar që ta kontaktojë, për t'i thënë edhe sa "25 ditësha" të tjerë duhet të presë, për një problem teknik, që maksimumi nuk kërkon më tepër se disa orë për t'u rregulluar. Por nuk mbaron me kaq! Qytetari i ka kontaktuar edhe vetë në telefon, por sipas tij për ditë i thonë të njëjtat fjalë, duke e "telendisur".

A post shared by JOQ Albania (@joqalbania) on

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit