JOQ Albania
Home

Burri rrëqeth: Lali Eri bukë plehrash na lër të paktën të hamë, i kam thënë policit të ha m*tin m’i lër këto bidonat
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02/05/2020 17:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë, kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

E disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Por kryeministri Edi Rama edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kanë thënë se shqiptarët nuk do të jenë të vetëm në këto ditë të vështira, pasi do të ndihmohen.

Madje kreu i Bashkisë së Tiranës është parë edhe duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe si thotë ai po ndihmon ata që kanë nevojë.

Mirëpo po në redakisënë e JOQ Albania është nisur një video, ku një shqiptar tregon se nuk ka asgjë për të ngrënë.

Ai thotë:

A jemi shqiptar a jemi kinez? O lali Eri që ty të kapësh të futësh te ato pemët që mbjell. O lali Eri çou shqiptarëve të hanë. Jam veti i 7 unë. Duhet me të pas ty mik. Duhet mik ty për bukë, për bukën e kalamajve. Për bukë kalamajsh, për bukë se nuk po them të më bësh ndonjë shef dogana. Një bukë te plenat të paktën, bukë o bukë të thatë. T’ua sjell edhe një rrogë këtyre fëmijëve. Na lini te plehrat të paktët se të kapin policat me bidona t’u na gjut me grushte e shkelma, për bidona. I kam thënë policit aman të hëngështa m*tin m’i le këto bidonat se kam fëmijët sëmurë. Ti sikur je serb o vëlla jo shqiptar.

Shqiptari në video thotë se nëse nuk janë të zotët të mbajnë shtetin të hedhin firmën e të ikin. Më pas ka shtuar:

Depresion robi, e dinë ca bënin robi me depresion momenti. Se del kryeministri janë dembel shqiptarët. Ku i ke shqiptarët dembela? Na i bë vendin e punës. Na e bo vendin e punës.

Në video shqiptari përplas kanatat e bufes se nuk ka t’u japë fëmijëve t’u japë dhe tregon dhe se frigoriferin e ka bosh.