JOQ Albania
Home

Ndodh në Korçë/ Fëmija i vogël futet brenda në furgon, policia e shoqëron në rajon bashkë me të atin
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 02/05/2020 1:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Korçës.

Siç shihet dhe në një video të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, policia e qytetit juglindor ka shoqëruar një person, por bashkë me të edhe një fëmijë të vogël.

Sipas qytetarit që e ka dërguar videon, personi në fjalë u shoqërua në polici, pasi kishte dhunuar bashkëshorten e tij.

Gruaja dëgjohet të thotë se është se është nënë e katër fëmijëve, ndërsa shpreh indinjatën e saj ndaj bashkërtit, që dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.

Mirëpo, në momentin që i dyshuari për "dhunë në familje" futet në furgon, fëmija i vogël i tij futet në mjetin e policisë.

Ajo që vlen për t'u theksuar është se efektivët e policisë as nuk e morën fare mundimin që ta nxirrnin fëmijën jashtë mjetit dhe ta dërgonin te nëna e tyre, por vendosën ta shoqërojnë edhe atë në komisariat.

Nuk dihet se si ka vijuar më pas ngjarja, por siç shihet dhe në fundin e videos, punonjësi i policisë bëhet gati të ndezë mjetin me fëmijën brenda në furgon.

Se çfarë u ka 'shkrepur' në kokë policëve që 'shoqëruan' edhe fëmijën e vogël në komisariat vetëm ata mund ta dinë.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje JOQ Albania! Kjo video eshte filmuar ne Korce. Personi qe shihni ne video kishte dhunuar te shoqen. Fqinjet lajmeruan policine, erdhen e spo e merrnin dot. Me vone, le qe e moren, po u fut dhe femija edhe policia e mori femijet me vete. Faleminderit!