JOQ Albania
Home

Po i shembet shtëpia mbi kokë, vajza e sëmurë rrëqeth: Rama lëri dokrrat, shqiptarë më ndihmoni ju!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 30/04/2020 22:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Por histria e një vajze që ka shkruar pranë redakisë së JOQ Albania është akoma më e trishtë se kaq.

Ajo ka shkruar se jeton në një banesë gati të rrënuar dhe se është e sëmurë. Vajza u lutet shqiptarëve për ndihmë pasi po jeton në shtëpi të rrënuar.

Në mesazhin e saj ajo ka shkruar edhe se Rama t’i lërë dokrrat sepse është duke vuajtur për bukën e gojës dhe askush nuk e ndihmon nga qeveria Rama.

Mes rreshtash ka shkruar se ka 15 vite e sëmurë dhe se jeton me nënë dhe të vëllanë. Babai i ka ndërruar jetë.

Ajo u kërkon shqiptarëve të vënë dorën në zemër sepse ka edhe një vajzë të vogël për të rritur dhe se burri i saj nuk ka shtëpi fare.

Ajo lutet dhe përgjerohet për ndihmë nga shqiptarët, pasi nga qeveria Rama është lënë në mëshirë të fatit.

Mesazhi i plotë:

Jam nje vajz e varfer gjith jeten banesa ka 50 vite me shume kam 15 vite semur e me ilace vuaj pa fund kush ka nje zemer te mire te me ndimu jam e sinqert ju lutem. Jam rrit vetm e varferi i kemi mbrojtje vetm me plasmas, tani sekzistojn me, jan coptu tasme i lutem zotit cdo dit, se skam pa nje dite te lumtur kush te me ndimoj se e kam sejzisht, prandaj me merni ne kosiderate kete them. Jam rrit vetm e varferi i kemi mbrojtje vetm me plasmas, tani sekzistojn me, jan coptu tasme i lutem zotit cdo dit, se skam pa nje dite te lumtur kush te me ndimoj se e kam sejzisht, prandaj me merni ne kosiderate kete them . Un jetoj me mamin tim kam nje vajz 10 vjece babi me ka ndrru jet e vllai vetem prindrit me kan ndimu e ma kan rritur vajzen, un smure prej 15 vitesh e spunoj dot, kurse burri ska banes fare.. Dhe i thuaj rames qe kto jan ata dokrrat qe qe thua. Kjo esht adresa dhe numeri i telefonit ... Adresa ne Fshatin Pashtresh Gjinar, Elbasan 4 antar 0683148697.