JOQ Albania
Home

E pabesueshme/ Firma e Ilir Beqaj sapo fitoi tender tjetër me vlerë 800 milionë lekë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 30/04/2020 22:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nuk ka mundësi! Nuk ka se si shqiptarët të vidhen në këtë mënyrë! Kompania e Ilir Beqajt, e atij personazhit që pasi përfitoi mbi 6 milion euro tendera gjatë 7 viteve të Rilindjes, kërkoi uljen e pensioneve, ka fituar përsëri një tender të ri me vlerë rreth 800 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Siç kemi përmendur dhe më parë, INTECH+ deri në datë 09.09.2013 kishte si ortak mazhoritar Ilir Beqaj me 51% të aksioneve në pronësi dhe pas kësaj date ai ia kaloi këto kuota ortakut tjetër minoritar të shoqërisë dhe mikut të tij Sokol Sinani, pas ardhjes në pushtet të PS. Sot e kësaj dite Sokol Sinani është administrator dhe ortak i vetëm.

Objekti i tenderit më të fundit të fituar nga kompania e Beqaj është “Mirëmbajtja e infrastrukturës Oracle Exadata”. E gjeni dot se cili entitet do t’i harxhojë këto para? Jo? Po ua themi: AKSHI, ose ndryshe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Emër i dëgjuar ë? Po, pikërisht ata tipat që ndër të tjera merren dhe me E-Albania. Rezulton se kjo shifër prej rreth 800 milionë lekë të vjetra do të shkojë për mirëmbajtje. Tenderi është publikuar ditën e sotme dhe mban numër reference REF-52564-03-03-2020.

Nga dokumentat publikë mësohet se INTECH+ e ka fituar këtë tender si bashkim operatorësh bashkë me INFOSOFT SYSTEMS SHPK. Epo, i gëzofsh i dashur Ilir edhe këto miliona të tjera nga paratë e shqiptarëve!