JOQ Albania
Home

Shqiptari e demaskon: Çmimi që thua ti jepet në tetor të 2020/ Veliaj s’duron dot, i fshin komentin
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29/04/2020 15:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kyetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e ka treguar shumë herë se është i fiksuar pas detajeve. Madje ka një staf të madh për këtë, që kujdesen që Veliaj të dalë mirë në kronika televizive.

Në këto pandemie Veliaj nuk është shfaqur duke mbjellë pemë, por duke nisur shtëpi më shtëpi qese me ndihma. Madje në fshat u pa që 'dhuroi' edhe qumësht.

Përflihet edhe se Veliaj bën shumë propagandë. Në një postim ai ka shkruar:

Sa shumë e luftuan dhe e shanë. Por Stadiumi Kombëtar e mori kupen e pare, shpallet fitues i Çmimit të Arkitekturës BIG SEE Awards për Evropën Juglindore! Do rikthehet loja sërish miq . Sa shumë e luftojnë Teatrin e ri. Por si Sheshi Skenderbej, Pazari i Ri dhe Stadumi, Teatri i ri do jetë një sukses.

Pra sipas Veliajt është fituar një çmim më shumë rëndësi. Mirëpo në lidhje me këtë pranë redakisë së JOQ Albania ka shkruar një shqiptar dhe ka thënë se Veliaj mirë që poston lajme të rreme, por kur ia vënë në dukje fshin komentet.

Mesazhi që shqiptari ka nisur pranë JOQ Albania:

Lali Eri mire qe poston lajme te rreme, por dhe kur ja veme ne dukje nuk na lejon, i fshin komentet.

Në postimin e Veliajt shqiptari ka bërë këtë koment:

Zoti Erjon ne qe marrim pak vesh nga artitektura dhe dhe awards, ky që ke lartëpërmedur shpall në tetor të 2020. Vazhdo me punën që ke marrë, por për budallenj mos na bëj. Peace.

E si u tha Veliajt nuk i ka pëlqyer apak ky koment.