JOQ Albania
Home

“Qyfyre” me pandeminë/ Anglezi del nudo në rrugë, shqiptarët e filmojnë dhe tallen me të
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 28/04/2020 0:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pandemia Covid-19 ka izoluar brenda në shtëpi shumicën e popullatës globale, për shkak të masave kufizuese të ndërmarra nga qeveritë botërore për frenimin e përhapjes së mëtejshme të virusit që u ka marrë jetën mbi 200 mijë personave në të gjithë planetin.

Ekspertët kanë paralajmëruar njerëzimin se karantinimi mund të shkaktojë probleme të shëndetit mendor, dhe duket se fjalët e tyre kanë rezultuar të vërteta.

E themi këtë pasi një video e pazakontë ka mbërritur së mbrëmjen e sotme në redaksinë e JOQ Albania, e filmuar nga një emigrant shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç shihet dhe në video, një person ka dalë në rrugë terësisht i zhveshur, duke bërë veprime të çuditshme.

Personi në fjalë njëherë del në rrugë, më pas futet në park, ndërsa shqiptarët që e filmojnë nisen të tallen me të, por ai as që do t'ja dijë dhe duket se e ka ndarë mendjen në "budallallëkun"e tij.

Madje, në një moment personin për pak sa nuk e shtyp një makinë, pasi doli sërish në mes të rrugës.

Videoja është filmuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Reading.