JOQ Albania
Home

‘Duan pagën e luftës’/ Punëtoret e një fasonerie në Gjirokastër në grevë: Pronari i gënjen!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27/04/2020 16:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë është e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë. E disa edhe ndoshta nuk kanë fare.

Gjatë ditës së sotme pranë redakisë së JOQ Albania mbërriti një foto, ku shikohej se disa gra ishin mbledhur bashkë.

Gratë ishin mbledhur për të protestuar para tatimeve në Gjirokastër, pasi janë në hall për bukën e gojës. Një qytetare nisi një mesazh lidhur me këtë gjë pranë redaksisë së JOQ Albania.

Mesazhi i plotë:

Jane grate e fasonerisë Diamant çanta ne Gjirokaster, per te perfituar pagen e luftes. Jane ne greve para tatimeve ne Gjirokastër, pasi pronari i gënjen.

Edhe një tjetër qytetare ka shkruar, pranë redaksisë së JOQ Albania. Mesazhi i saj:

Pronaria thote qe biznesi i saj nuk i jepet ndihma e merituar nga shteti arsyet i thot njeher binte shi njeher kishte vap po jo duhet te aplikoja deri ne daten 10 dhe un aplikova ne 13 dhe esht gjynah se ter ter kan femij dhe familje per te mbajtur dhe I torturojn esht ofendim per kta punonjes qe luftojn per ate qe meritojn.

Këto gra janë duke kaluar ditë më të vështira se kurrë më parë dhe janë lënë në mëshirë të fatit. Ato kanë fëmijë dhe familje për të mbajtur dhe po i torturojnë duke mos u dhënë atë që meritojnë.