JOQ Albania
Home

Shqiptarët lypin lëmoshë rrugëve, Ardi Veliu blen 38 Mln lekë konserva për qentë e Policisë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 25/04/2020 1:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa shqiptarët e varfër po vuajnë për një kothere bukë në këto kohë të vështira të pandemisë që ka goditur fort Shqipërinë, drejtuesit e insitucioneve shtetërore kanë gjetur rastin për të lëshuar tenderat lumë me motive nga më absurdet.

A nuk është kjo koha e duhur për të kaluar i padiktuar në kalime transaksionesh klienteliste me anë të prokurimeve publike? Pikërisht!

Një ndër tenderat që është njoftuar si dokument formal, por pa asnjë të dhënë të gjendshme është bërë publik këtë javë dhe ka si Objekt: “Blerje ushqim koncetrat për qen dhe këlyshë”.

Ky tender është shpallur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku vlera e llojit të procedurës së prokurimit tip “Kërkesë për propozim” (ku autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të përzgjedhur prej tij), me TVSH shkon mbi 38 milion lekë.

Çudia qëndron se asnjë dokument mbi këtë tender nuk është bërë transparent në faqen zyrtare të prokurimeve publike, përpos njoftimit 1-faqësh të bërë publik në buletinin e javës, numri i referencës është inekzistent teksa dyshimet bien mbi specifikat e panjohura.

Fitues i këtij tenderi është shpallur “METANI”, një operator ekonomik me shumë pak të dhëna identifikuese dhe asnjë tender të fituar më parë.

“METANI” është një prej bizneseve në pronësi të Albert Metanit, fitues i 30 tenderave nga viti 2015-2020 me kompaninë tjetër të tij “MILIFAR”, në vlerë prej 1.3 miliard lekësh.

Dokument/ Transaksione Thesari MILIFAR

Vetëm Instituti i Përgatitjes së Qenve të Policisë, ose siç njihet nga të gjithë si “Shkolla e Qenve” vërejmë se i ka dhuruar mbi 45 milion “MILIFAR” ndër vite.

Dokument/ Transaksione Thesari IPQP për MILIFAR

Ky institucion përgjegjës për qentë e Policisë së Shtetit, në varësi të PSH, megjithëse ka bërë shpenzime marramendëse (rikujtojmë se në vitin 2019 u shpenzua rreth 2.5 milionë për blerjen e tyre), për "përkujdesjen e tyre speciale" me anë të "MILIFAR", sërish shtetit tonë i duhej të priste për qen shpëtimtarë jetësh nga vendet fqinje si Kosova, për të lokalizuar të plagosurit e tërmetit të mbetur nën gërmadha.

Rikujtojmë se në vitin 2019 u shpenzua rreth 2.5 milionë për blerjen e tyre.

Dokument/ Transaksione Thesari 2015-2020 të IPQP-2 Miliard

*Shënim: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, të drejtojnë në linke të tjerë të lidhur me artikullin*

JOQ ALBANIA