JOQ Albania
Home

Hyn në market të blejë, qytetari: Pakoja e salsiçeve EHW me myk brenda Eco Market
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 24/04/2020 23:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Teksa e gjithë vëmendja mediatike është përqëndruar te koronavirusi, shumë problematike të tjera duket se kanë mbetur nën hije përgjatë këtyre ditëve. Një prej çështjeve më shqetësuese në vendin është edhe siguria ushqimore, e cila lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me shëndetin e qytetarëve.

Ky problem madhor e ka origjinën e thellë, që nis nga Autoriteti Kombëtar Ushqimor, i cili thuajse është inekzistent në kontrollet që supozohet t'u bëjë subjekteve tregtare dhe produkteve që ata tregtojnë, e përfundon deri tek shitësit të cilët duket se si synim kryesor kanë pasurimin e tyre dhe jo sigurinë e konsumatorëve shqiptarë.

Në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur denoncime të shumta në lidhje me ushqime të skaduara ose të prishura, që përbëjnë një rrezik potencial në sigurinë e qytetarëve, të cilët mund të përfundojnë edhe në spitale me shenja helmimi në rastet më ekstreme, nëse nuk i shohin me vëmendje produktet ushqimore që konsumojnë.

Kemi raportuar raste kur qytetarë të ndryshëm kanë konstatuar myk, insekte deri edhe tek minjtë, në brendësi të paketimeve të ushqimeve të ndryshme, gjë e cila dëshmon dhe njëherë "dështimin" e AKU-së, e cila ose "paguhet për të bërë një sy qorr e një vesh shurdh", ose është e paaftë për ta bërë punën për të cilën paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Së fundmi, një tjetër rast ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar ka konstatuar një produkt ushqimor, që mund të cilësohet si "bombë me sahat" për konsumatorin, pasi bëhet fjalë për tregtimin e mishit dhe formave të tij, i cili çon në sëmundje tejet të rrezikshme shëndetësore.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga qytetari, një pako me sallam EHW, kompani e cila është mjaft e njohur për përpunimin e nënprodukteve të mishit në vend, përpos mykut që dallohet me sy të lirë në konfeksion, është edhe i skaduar. Produkti është blerë në rrjetin e supermarketeve, Eco Market në zonën e Astirit.

Mesazhi i qytetarit:

Përshëndetje JOQ produktet tona me myk brenda duket edhe data e skadencës në supermarketin Eco në zonën e Astirit!