JOQ Albania
Home

“Shqipëria që duam”, Vullneti i Big Market i palëkundur për të rrjepur xhepat e shqiptarëve
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23/04/2020 16:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vullneti i Sinajt për të hyrë në xhepat e shqiptarëve e për t'i shkundur mirë me mekanizmin e tij të produkteve ushqimore "Big Market", qenka i palëkundur.

Pak ditë më parë, JOQ Albania raportoi një rast abuziv ku tregohej se si konkretisht Big Market, abuzonte me çmimet, duke i ndryshuar ato nga dita në ditë.

Ishte një qytetare e cila denoncoi rritjen e çmimeve të disa prej produkteve që tregtoheshin në supermarketin në fjalë.

Së fundmi, një tjetër rast i ngjashëm ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania ditën e sotme, por kësaj here nuk bëhet më fjalë për rritjen e çmimeve të produkteve në raftet ku ato mbahen, por për një fenomen tjetër të pazakontë.

Një kliente e Big Market thotë se ka blerë dy detergjentë Ors për larjen e enëve, por në kuponin tatimor rezultojnë të ndarë dhe me çmime të ndryshme.

Ajo ka dërguar edhe foton e kuponit ku shihet se i njëjti produkt është llogaritur dy herë, një herë me çmimin 89 lekë dhe herën tjetër me çmimin 120 lekë.

Denoncimi i qytetares:

Prsh joq shikoni pak se cfare ben Big Market. Kam blere dy Ors detergent dhe kan dy cmime te ndryshme. Kjo ndodhi tek big marketi rruga ura ne Tirane. Faleminderit nese e postoni 🤗

Duket se përveç rritjes së çmimeve, tashmë rrjeti i supermarketeve Big Market, i themeluar nga deputeti socialist Vullnet Sinaj, po tenton që të 'rrjepë' konsumatorët shqiptarë edhe përmes kësaj 'skeme të re zhvatjeje'.