OKB paralajmëron njerëzimin: Bota rrezikon të përballet me krizë urie me ‘përmasa biblike’

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 22.04.2020, 20:01

"Bota rrezikon të përballet me krizë urie me 'përmasa biblike', si pasojë e pandemisë Covid-19"

Kështu paralajmëroi sot Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), e cila sugjeroi se duhen marrë masa të menjëhershme për të shmangur një katastrofë të mundshme.

Kreu i Programit Botëror Ushqimor (WFP), David Beasley, tha se sipas një raporti vlerësohet se numri i njerëzve që vuajnë nga uria mund të rritet frikshëm nga 135 milion që është aktualisht, në më shumë se 250 milion.

Sipas raportit të WFP vendet më të rrezikuara janë ato që së fundmi janë prekur nga konflikte ushtarake, kriza ekonomike dhe ndryshimi i klimës.

Raporti i katërt vjetor global mbi krizat e urisë thotë se shtetet që rrezikojnë të përballen me rritje të krizës ushqimore janë Jemeni, Republika Demokratike e Kongos, Afganistani, Venezuela, Etiopia, Sudani i Jugut, Sudani, Siria, Nigeria dhe Haiti.

Në raport thuhet se 61% e popullatës në Sudanin e Jugut u prek nga kriza ushqimore e vitit të kaluar.

Edhe para shpërthimit të pandemisë, disa vende të Afrikës Lindore dhe Azisë së Jugut u përballën me mungesa të mëdha ushqimore të shkaktuara nga thatësirat dhe infeksionet e përhapura nga karkalecat, të cilët ndër të tjera kanë shkaktuar dëme katastrofike në të mbjella.

Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit në OKB, z.Beasley tha se bota duhet të "veprojë me mençuri dhe shpejt".

Ai tha:

Ne mund të përballemi me krizë ushqimore të përmasave biblike në muajt e ardhshëm. Koha nuk është në anën tonë dhe duhet të veprojmë shpejt. Unë besoj se me ekspertizën dhe partneritetet tona strategjike, ne mund të bashkojmë ekipet dhe programet e nevojshme për të siguruar parandalimin e një katastrofe ushqimore të shkaktuar nga Covid-19.

Shefii WFP, i cili sapo është rikuperuar nga Covid-19, e nisi konferencën e tij për Këshillin e Sigurimit duke thënë "më falni që do të flas haptazi".

Në një intervistë, ai shprehu frikë se 30 milion njerëz, dhe ndoshta më shumë, mund të vdisnin brenda disa muajsh nëse OKB nuk siguron më shumë fonde dhe ushqime.

Por, pandemia ka bërë që donatorët të tërhiqen. Z.Baesley thotë se askush nuk duhet t'u kthejë shpinën të prekurve dhe njerëzve në nevojë. Ai paralajmëroi që kaosi mund të jetë rreth e përqark botën.

Ai shtoi:

Në një mënyrë ose në një tjetër, bota do të paguajë për gjithë këtë. Më mirë të punojmë së bashku, mbi bazën e fakteve dhe jo nga frika.

Burimi: BBC|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit