JOQ Albania
Home

7-vjeçari qan se s’bën dot detyrat: Jam pa drita!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 20/04/2020 19:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar janë shtuar nga dita në ditë.

E teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

E disa ndoshta edhe nuk kanë fare. Por historia e Malvinit që është vetëm 7 vjeç është akoma edhe më e trishtë se kaq.

Prej dy javësh 7-vjeçari nuk ka mundësi të ndjekë mësimet ekrani i televizorit, sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit. Kjo sepse në shtëpinë e tij nuk ka drita. Me lot në sy për ‘ora news’, ai ka thënë:

Ndonjëherë lexoj libra. Jam pa drita, pa televizor. Shkoj te daja.

Kurse babai i Malvinit, Vullnet Ferruku duhet të bëjë edhe rolin e nënën, pasi grua e tij ndërroi jetë 7 vite më parë. Ai po rrit i vetëm tre fëmijë. Vullneti ka thënë:

Mbledh bidona, kanoçe, me tre jetimë. Ndihmë ekonomike nuk marr. Jetojmë me 17 mijë lekë. Di të gatuaj, u bënë 7 vjet. Jeta ime iku pak a shumë, se 50. Vetëm prej kalamajve, ç’të bëj?

Ai lutet që ta ndihmojnë, pasi është duke kaluar ditë më të vështira se kurrë dhe me aq pak të ardhura sa merr nuk mundet të ushqej fëmijët e tij. Frigoriferi në shtëpinë e tyre është bosh.