JOQ Albania
Home

Filmon dritën e çuditshme në qiell, qytetari: U ‘vërsul’ me shpejtësi drejt tokës dhe më pas u zhduk
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17/04/2020 2:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një video e pazakontë ka mbërritur pak më parë në redaksinë e JOQ Albania, të cilën e ka dërguar një qytetar nga Hasi.

Siç shihet dhe në video, një 'dritë të çuditshme' që shfaqet në qiell, e cila 'vërsulet' drejt tokës dhe më pas zhduket.

Qytetari që e ka dërguar shprehet se 'fenomeni' i pazakontë është filmuar nga kamerat e sigurisë së një shtëpie pak minuta para mesnatës së sotme.

Ajo që të bën përshtypje në video është se 'objekti misterioz' lëshon një dritë të madhe para se të zhduket.

Në mesazhin e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, ai shprehet:

Pershendetje JOQ Kjo video eshte bere mbremjen e sotme ne 11:46 ne Krume, Has. Cfare mund te jete kjo? Eshte kapur nga kamerat e sigurise se nje shtepie. Duket qe eshte dicka e pazakonte. Shihe qe versulet me shpejtesi drejt tokes dhe me pas zhduket. Flasim pamjet vete. Faleminderit.

Nuk dihet se çfarë mund të jetë "objekti" në fjalë, por gjatë orëve të fundit edhe disa qytetarë të tjerë kanë dërguar mesazhe të shumta në redaksinë e JOQ Albania, ku shprehen se kanë parë 'drita të çuditshme' mbi qiell këtë mbrëmje.