JOQ Albania
Home

E sëmurë, pa ngrënë e pa pirë/ Nëna apel shqiptarëve: Po vuaj për një çapë bukë!
Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 16/04/2020 22:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Teksa thirrjet për të qëndruar në shtëpi vazhdojnë, shumë shqiptarë kanë pak kursime mënjanë, për të kaluar këtë periudhë të vështirë.

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi pranë redakisë së JOQ Albania. Një nënë e re në moshë e sëmurë kërkon ndihmën e shqiptarëve për të kaluar këto ditë të vështira.

Në mesazhin e nisur pranë JOQ Albania, ajo ka shkruar se fëmijët i ka nisur te i vëllai, pasi nuk kishte t’u jepte për të ngrënë.

Ajo i lutet shqiptarëve të vënë dorën në zemër, pasi nga qeveria Rama nuk ka marrë asnjë ndihmë.

Më e trishtë në mesazhin e saj është fakti se ajo ka shkruar se fëmijët i kërkojnë vetëm bukë të thatë për të ngrënë. Gruaja ka lënë edhe këtë numër 0683431851, ku mund ta kontaktoni për ta ndihmuar me aq sa të mundeni.

Mesazhi i plotë:

Pershendetje joq albania jam ne hall te madh kam dy femi nuk kam asnje ushqim femit i cova sot ke vllai jam e semur sic e shikoni dhe vet nga qeveria skam asnje lloj shprese ju lutem cdo nene cdo motre cdo vellai te gjith shqiptaret kudo qe jan te ven doren ne zemer te me ndimojn po ju le edhe numrin e telefonit 0683431851 ju lutem me ndimoni per femit qe me kerkojn buk that per te ngren ju faleminderit!

Më poshtë po sjellim edhe një video ku bën apel për ndihmë. Ajo thotë:

Kam nevojë për popullim të më ndihmojë, se jam duke vuajtur. Po vuaj shumë për një çapë bukë. Shikoni nuk kam asnjë asgjë. Punoja me kanaçe dhe bidona dhe nuk dal t’i shes. Nuk mundem nuk e shty dot. Më ndihmoni. Pa bukë, pa ngrënë e pa pirë jam.