JOQ Albania
Home

“Po çoja babain në spital, më hoqën patentën!” Reagon Policia për JOQ: Ishte vetëm në mjet
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16/04/2020 22:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mesazhe të shumta kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania në lidhje me problemet që qytetarë të ndryshëm kanë hasur me policinë në lidhje me daljet e tyre.

Një mesazh i tillë mbërriti edhe ditën e sotme, ku një qytetar shkroi se ishte pajisur me lejen e daljes, pasi kishte babain sëmurë me diabet dhe koronare në zemër, por pavarësisht disponimit të lejes nga autoriteti përkatës, iu hoq patenta nga policia teksa dërgonte të atin në spital.

Ai dërgoi edhe një foto ku shihej se e-maili i konfirmimit i ka ardhur i miratuar dhe madje data dhe koha e lëvizjes është caktuar pa limit.

Në mesazhin e tij drejtuar JOQ, qytetari shprehej:

Pershendetje JOQ, shikoni se si vepron qeveria qe duam e Edi Rames, po coja baban tim ne spital sepse esht i semure me zemer dhe kisha nxjerr leje per kte pune,dhe policia e shtetit Rama me ndaloj bashk me babane tim duke shkuar ne spital dhe me hoqen patenten, qeveria e pisave te Edi Rames, postojeni ju lutem.

Ndërkohë, në lidhje me këtë ngjarje aspak të zakontë ka reaguar edhe Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, e cila ka treguar versionin e saj të asaj që ka ndodhur.

Sipas policisë, qytetari ka qenë i vetëm në mjet në momentin e ndalimit.

Në lidhje me ankesën e qytetarit, policia sqaron se:

Nisur nga ankesa e nje qytetari, publikuar ne faqen e JOQ, nepermjet se ciles, ankuesi pretendon se i eshte pezulluar leja e drejtimit nga Policia Rrugore, kur ka qene duke derguar babain e tij ne Spital ndonese i pajisur me autorizimin perkates, ju informoj se:

Nga verifikimi i rastit dhe rrethanave te konstatimit, rezulton se ne date 15.04.2020, nga pika e kontrollit ne rrugen “Ferit Xhajko”, ne bashkepunim me Policine Ushtarake, pergjate verifikimeve per kufizimin e levizjes me automjete te perdorimit vetjak 4+1, sipas rregjimit te fashave te levizjes eshte konstatuar edhe automjeti me targe "AA 8...." me drejtues shtetasin M.A., i cili dispononte nje autorizim personal te dates 08.04.2020, ne te cilin nuk kishte listuar pasagjer (edhe pse arsyeja e levizjes ishte qe i duhej te levizte me babain per t'i bere vizita ne spital).

Ne momentin e ndalimit ka qene i vetem ne mjet. Duke qene se nuk ka justifikuar levizjen jashte fashave orare dhe nuk ka patur ne mjet babain e tij, si dhe nuk ka dhene asnje justifikim apo argument bindes per levizjen me mjet i vetem (jo ne perputhje me kerkesen e autorizuar per te levizur), eshte proceduar administrativisht per shkelje te parashikuara ne nenin 7 paragrafi 4 dhe 17 i Ligjit Nr.8378, date 22.07.1998, “Kodi Rrugor i Republikes se Shqiperise” si dhe Aktit Normativ Nr. 3, date 15.03.2020, shkelje te cilen drejtuesi i mjetit nuk e ka kundershtuar.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin.